Balla-Metës: Zoti fal mëkatet shpirtërore jo penale, do të doja të ishin këtu kolegët e PD-së

0
189

Nga Elbasani, me rastin e  festës së Shën Joan Vladimirit, kreu i grupit parlament socialist i ka kthyer përgjigje presidentit, Ilir Meta pas deklaratave të tij më herët në këtë manastir lidhur më shkarkimin.

Meta: Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, lutja është Zoti ti falë të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe ti udhëheqë të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët.

Nga ana e tij Balla tha se kisha dhe zoti fal vetëm mëkat shpirtërore dhe jo ato penale, dhe theksoi se do të donte që në manastir të vinin edhe kolegët e PD-së.

Balla: Në hyrje të kësaj kishe që për mua është një objekt shumë i dashur, mund të them se kisha dhe zoti fal vetëm mëkat shpirtërore dhe jo ato penale. Kaq mund të them. Unë do të doja që këtu të ishin edhe kolegët e PD-së dhe ta vizitonin këtë manastir dhe të njihen me mesazhet përbashkuese. Ne duhet të bashkohemi edhe brenda politikës shqiptare dhe rajonit të Ballkanit.  

Balla shtoi se Elbasani është qyteti i bashkëjetesës ndërfetare dhe të gjithë ne drejtuesit politikë duhet të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e përbashkët.

Balla: Plot 1006 vite kur ku vend është jnë vend i shenjtë dhe një destinacion i rëndësishëm i besimtarëve. Unë do të ftoja të gjithë besimtarët dhe gjithë qytetarët që ta vizitojnë këtë vend të shenjtë që është një vend krenarie të traditës qindra vjeçare të besimit të krishterë në Elbasan. Elbasani është qyteti i bashkëjetesës ndërfetare dhe të gjithë ne drejtuesit politik duhet të punojmë të gjithë së bashku për të mirën e zonën sepse është kthyer në një destinacion turistik.