Balla nga Elbasani: Meta të na qartësojë, është ai apo Monika kryetar i LSI-së

0
262

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla nga Elbasani sulmoi presidentin Ilir Meta.

“Sot kemi nje president qe nuk perfaqeson me unitetin e vendit . Ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë sepse bën mirë pjesën e dytë të detyres jo kushtetuese por politike. Ne e nxisim të qartësojë pozicionin e tij politik nëse eshte ai apo Monika kryetari i LSI.  Më pas te sqarohet me Bashën për të kuptuar kush është kryetari i opozitës.

Sa I takon krimit në Elbasan Balla nxiti policinë të bëjë detyrën e saj duke goditur të gjithë të paprekshmit. Balla ishte në Elbasan për të prezantuar prefektin e ri, Klevis Xhoxhi