Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla uroi nisjen e vitit te ri shkollor nga Elbasani, të gjithë nxënësve dhe mësuesve të cilët këtë vit janë në shkollë në kushte të tjera, diktuar nga kovid 19 të .
Këtë vit aksesorëve shkollor i janë shtuar maskat, dezifektantët dhe elementet e tjera higjenike, për shumë familje të papërballueshme në kosto.
I pyetur se përse qeveria nuk i ka ardhur në ndihmë këtyre familjeve, sikurse ndodh në shumë vende të tjera, Z Balla u kujdes të shpjegonte se është një proces që do të kryhet në vijimsi.
Të gjithë prindërit sot teksa kanë shoqëruar fëmijët në shkollë , kopshte dhe cerdhe kanë firmosur një deklaratë e cila ndër të tjera, siguron që fëmija nuk ëhstë i prekur nga virusi.
Një deklaratë që u komentua mjaft që një ditë më parë kur dhe vetë ministra e arsimit Besa Shahini e prezantoi. Por për kreun e grupit parlamentar Taulant Balla , reagimi është një sulm politik. Balla komentoi edhe deklaratën e kryedemokratit Basha për testimin e të gjithë mësuesve, duke u shprehur se është e pamundur.
Ndonëse kërkohet që të ghitha shkollat të jenë të pajisura me ujë të rrjedhshëm dhe të plotësojnë kushtet higjenike -sanitare , ne Elbasan ka ende probeleme. Këtë gjë e pranon edhe vetë kryebashkiaku Gledian Llatja.
Në Elbasan aktualisht rezultojë 5 mësues të prekur nga covid-19të.