Balluku vizitë në kantierin e lotit të 4, të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë

0
80

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ka vizituar ditën e sotme kantierin e lotit të 4-të të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e korridorit të VIII.

– Advertisement –

Ajo theksoi se korridori i 8-të do të lidh shumë akse rrugore duke shtuar se siguria rrugore do të jetë më e madhe për Librazhdin.

Mes tjerash ajo shtoi se kjo kontratë do të përfundojë në shtator të vitit 2025.

“Tuneli do të lidhë korridorin e 8-të në urën e Bushtricës. Nga ana e tjetër ky korridor shërben për Qafë Plloçën për kalimin e të gjithë automjeteve. Ne do të kemi parasysh që Korridori i 8-të do të jetë i lidhur me të gjithë akset e tjera.  Flitet për një segment tejet të rëndësishëm rrugor por që në lotin e katërt ka dhe një rëndësi të madhe pasi qyteti i Librazhdit do të ketë një siguri më të madhe rrugore. Unë e shikoj që kantjeri është në kulmin e punës. Në këtë aks nuk kemi pasur probleme gjeologjik. Kontrata përfundon në shtator të vititi 2025.  Gjithë vëmendja e ARRSH dhe e Ministrisë është segmenti Thumanë-Kashar dhe Tuneli i Llogarasë, që do të dorëzohet ditët e para të Korrikut”-tha ajo.