Bandat mblidhnin vota për Jurgis Çyrben! Ai ndihmonte Altin Hajrin, u shpërblye duke u zgjedhur deputet i PS

0
10

Qindra qytetarë procedoheshin nga policia për ndërtime pa leje gjatë 2020, por jo kjo nuk mund të ndodhte ndaj kushëririt të të shumë kërkuarit Altin Hajri, i cili përmes Sky Ecc kërkonte ndërhyrjen e shefit të komisariatit.

Si garant Hajri dyshohet se kërkonte ndërhyrjen e Jurgis Çyrbes bëjnë me dije burimet që tregojnë se Altin Hajri premtonte se do t’i jepnin një kafe shefit.

Në një rast i shumë kërkuari shprehet i shqetësuar për arrestimin e dy personave për të cilët i kërkon deputetit të ndërhyjë tek policia për t’i liruar dhe për këtë premton se mund të paguheshin deri në 20 mijë eur që kunati të linte burgun. Ndërhyrjen e kërkonte tek zyrtarë të policisë së kohës.

Hajri shprehet i gatshëm që shefit i cili i kishte ndihmuar t’i merrnin masat me stil për dy kostume.
Ndërkohë që nuk mungojnë edhe bisedat për angazhim në zgjedhje pohojnë burimet e Top Channel që Çyrbja të ngjitej në listë.

Për votimet e 2021 Altin Hajri premton se do t’i jepte 3 duke shtuar më tej se numri tre ishin fshatrat: Rromanat Maskuri dhe Arapajl.
E ndërsa Spak po identifikon përdorues të tjerë të Sky si edhe njerëz me pushtet në Durrës të cilëve u përmendet emri me shkurtime, nuk mbeten në këtë dosje edhe njerëz të krimit.

Këta të fundit identifikuar si Plarent Dervishaj, Julian Mecaj apo Besim Huqi që kërkohej nga Spak interesohen për lëvizjet sekrete të policisë qe rezulton nga dosja se si tradhtoheshin nga eprorë ende të pazbuluar.

Në një rast tjetër një shtetas i identifikuar si Kreshnik Budlla bëjnë me dije burimet shkruan “çfarë të bëjmë punë s’kemi, në kërkim jemi” dhe që më pas pyet nëse forcat civile ishin të Tiranës apo Durrësit.

Në një episod tjetër ai që shkruan dyshohet se është Jurgis Cyrbja që në 6 në mars 2021 jep alarmin në Sky Ecc “në orën pesë vijnë ata të Tiranës lajmëro ça të kesh mundësi” e citojnë të jetë shprehur.

 

Top Channel