Banka Botërore financon Shqipërinë me 15 mln euro për kufizimin e transmetimit lokal të Covid-19

0
227

Banka Botërore njoftoi se ka miratuar  një financim prej 15 milionë Eurosh për Shqipërinë që të ndihmojë vendin të parandalojë, zbulojë dhe të reagojë ndaj pandemisë së COVID-19 (koronavirusit) si dhe të fuqizojë sistemin kombëtar të gatishmërisë së shëndetit publik. Financimi mbulon një gamë ndërhyrjesh për të fuqizuar shërbimet e shëndetit publik dhe për të ruajtur jetët e njerëzve.

Në përgjigje të kërkesës së Qeverisë, projekti do të japë mbështetje të menjëherëshme për të ndihmuar Shqipërinë të kufizojë transmetimin lokal të COVID-19. Në mënyrë që të ndihmojë për të zbuluar dhe parandaluar përhapjen e COVID-19, projekti do të mbështesë testime masive të popullsisë; sigurimin e pajisjeve për të fuqizuar zbulimin dhe gjurmimin e kontakteve, investime për pajisje për kujdesin shëndetësor dhe për laboratorët publikë, pajisje mbrojtëse për  personelin mjekësor, rritjen e numrittë shtretërve në kujdesin intensiv si dhe fuqizimin e  kapaciteteve për vlerësimin dhe modifikimin e kërkesave për distancimin fizik. Projekti do të trajnojë staf mjekësor për kujdesin që duhet treguar për rastet me COVID-19 dhe për parandalimin e infeksionit. Tani që Shqipëria ka hyrë në fazën komplekse të rihapjes së ekonomisë, projekti do të ndihmojëqë të intensifikohet mëtej komunikimi me publikun.

Ndërsa projekti përqendrohet në fuqizimin e reagimit emergjent të sektorit shëndetësor ndaj COVID-19 (përfshirë edhe valë të tjera të pandemisë së COVID-19), në planin afatmesëm dhe afatgjatë projekti do të mbështesë përmirësimin e sistemit kombëtar të shëndetit publik. Investimet në kapacitetin e sistemit shëndetësor që lidhen me identifikimin, testimin dhe trajtimin e rasteve me COVID-19, pritet që të forcojnë në të njëjtën kohë kapacitetet e sistemit për shërbime rutinëapo për kriza të tjera shëndetësore.

“Banka Botërore qëndron në krah të popullit shqiptar në këtë krizë të paprecedentë. Do të doja të vlerësoja përkushtimin e jashtëzakonshëm të punonjësve të shëndetësisë në Shqipëri për të shpëtuar jetët e njerëzve dhe inkurajoj fuqishëm qytetarët të zbatojnë distancimin social dhe masa të tjera kufizuese që synojnë të minimizojnë ndikimin e pandemisë”, tha Maryam Salim, Menaxhere e Zyrës së Bankës Botërore për Shqipërinë. “ Duke pasur parasysh pasigurinëe ecurisësë pandemisë, projekti është hartuar në mënyrë që të jetë fleksibël dhe të plotësojënevojat qëdo të shfaqen, ndërsa evoluojnë edhe njohuritë për epidemiologjinë e COVID-19.”

Përfituesit e projektit do të jenë njerëzit tashmë të infektuar me COVID-19, qytetarët e rrezikuar, e në veçanti të moshuarit,  njerëzit me sëmundje kronike, personeli mjekësor dhe i emergjencave, ofruesit e shërbimeve në strukturat mjekësore dhe testuese, sikurse edhe agjenci të shëndetit publik të angazhuara në reagimin ndaj krizës.

Grupi i Bankës Botërore, një nga burimet më të mëdha të financimit dhe të njohurive për vendet në zhvillim po merr masa të gjera dhe të shpejta për të ndihmuar vendet në zhvillim të fuqizojnëreagimet e tyre ndaj pandemisë. Jemi duke shtuar survejimin ndaj sëmundjes, duke përmirësuar ndërhyrjet e shëndetit publik dhe duke ndihmuar sektorin publik të vazhdojë të funksionojë dhe të mbajë hapur vendet e punës. Gjatë 15 muajve do të lëvrojmë 160 miliardë USD për mbështetje financiare për të ndihmuar vendet që të mbrojnë të varfrit dhe të cënueshmit, për të mbështetur bizneset dhe gjallëruar rikuperimin ekonomik, duke përfshirë këtu 50 miliardë USD burime të reja të IDA-s në grante ose financime me kushte të lehta.

Monitor