Banketi madhështor në Kështjellën Windsor dhe “lufta” për veshjen e zonjave. Fustanet e zgjedhura nga Melania Trump dhe Kate Middleton

0
2

Banketi i mbajtur mbrëmjen e djehsme në Windsor Castle ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe madhështore të vitit.
Banketi u mbajt në sallën ikonike St George’s Hall, ndërsa të pranishëm ishin presidenti I SHBA Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump, Mbreti Charles III, Princi Uilliam dhe Kate Middleton.

Vëmendje tërhoqi Princesha e Uellsit, e cila zgjodhi një fustan të punuar me dantellë Chantilly nga stilistja britanike Phillipa Lepley, i kombinuar me kurorën historike Lover’s Knot, një nga perlat më të njohura të Princeshës Diana.

Ndërsa të ndryshme kanë qenë reagimet në lidhje me zgjehdjen e veshjes nga Zonja e Parë e Amerikës Melania Trump.

Në rrjet kishte komente që e vlerësonin fustanin e verdhë të thyer me një rrip rozë ne mes dhe të shoqëruar nga vethë smeraldi, si një veshje shumë e thjeshtë për eventin.

 

 

Ndërkohë ka pasur edhe nga ata që e kanë vlerësuar.

“Vetëm Melania mund të vishte një fustan të verdhë dhe një rrip ngjyrë rozë. Do të dukesha si një banane e mbështjellë me fashë. Zonja e Parë më e bukur në histori”, “Më pëlqen fustani i Melanias. Elegant, i hijshëm, shik…”, shkruanin disa nga komentuesit.