Banorët e “5 Majit” dorëzohen përballë shtetit, nis shembja e shtëpive

0
153

Banorët pavarësisht kundërshtimeve dhe rezistencës që bënë në fillim janë dorëzuar përballë shtetit dhe forcave të policisë që kanë mbërritur në zonën e “5 Majit” në orët e para të mëngjesit të sotëm, 19 janar.

Rreth orës 08:00 kanë mbërritur dhe Forcat Speciale. Në zonë ndodhen gjithashtu dhe  efektivët e shërbimit zjarrfikës ndërsa fadromat kanë nisur shembjen e ndërtesave.

Gazetarja Nertila Dosti bën me dije se policia ka hasur më shumë rezistencë te shtëpia e familjes Marku në zonën e “5 Majit”, aty ku jetonin më parë 13 anëtarë.

Fillimisht ata kanë bërë rezistencë, por më pas policia i ka shoqëruar të gjithë pjesëtarët një e nga një.

Media është lënë jashtë zonës së rrethimit pasi policia ka rrethuar çdo hyrje dhe nuk ka lejuar asnjë person të kalojë.