
Banoret e Divjakës janë mbledhur serish sot për të kundërshtuar vendosjen e traut në hyrje te Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta.
Marshimi-protestë ka bërë sërish se bashku banorë, përfaqësues të bizneseve dhe deputetë të zonës. Fillimisht janë mbledhur në qendër të Divjakës , në sheshin para bashkisë për të ecur në këmbë drejt parkut.
Pas protestës se djeshme e cila rezultoi në përplasje mes banorëve dhe kordonit policor ku u largua kabina dhe biletaria nga mesi i rrugës ku ishte vendosur protestues janë proceduar penalisht.
Ndërkohe Ministria e Turizmit pas kundërshtimit të banorëve për vendosjen e traut dhe konfliktimit me policinë në një njoftim ka bërë me dije se tarifa do të jetë vetëm për turistët që frekuentojnë zonën e jo për banorët e zonës.
