BANORËT E FSHATIT PROBAT NË ELBASAN ME RRUGË SI NË MESJETË

0
126

Kjo është rruga e vetme që lidh fshatin Probat me qytetin e Elbasanit.

Prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Probat  në njës. Adm Gjinar i kanë bërë vetëm një kërkesë bashkisë Elbasan dhe ajo lidhet me investimin në të vetmen rrugë që ka fshati. Këta banorë thonë se kanë mbi 3 dekada që presin që rruga e tyre që për ta është jetësore të rregullohet. Shirat e ditëve të fundit e kanë përkeqësuar situatën dhe rruga e vetme e fshatit është thuajse e pakalueshme. Për ta është kthyer në mankth kalimi në të. Si pasojë e rrugës së keqe makinat në këtë fshat dëmtohen vazhdimisht duke iu shkaktuar dëme ekonomike banorëve.

Por rruga nuk është i vetmi problem për këta banorë të cilët për shkak të harresës nga pushteti lokal gjithnjë e më shumë po largohen nga shtëpitë e tyre. Vazhdimisht ata kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe thonë se mundohen ta rregullojnë vetë.

Të lodhur nga premtimet boshe dhëna nga deputetët e Elbasanit që duken në këtë zonë vetëm për fushatë elektorale si dhe nga drejtuesit vendor që ndër vite nuk kanë bërë asgjë banorët i janë drejtuar me një peticion kryetari të PSD Elbasan, Erion Murataj i cili menjëherë pas marrjes së njoftimit ka inspektuar nga terreni rrugën duke iu premtuar banorëve se kërkesa e tyre do të diskutohet në mbledhjen e këshillit bashkiak.

Të gjitha banorët e fshatit Probat bien dakord në një pikë, se të jetosh në këtë fshat malor pa asnjë llojë investimi nga pushteti vendor është një sfidë për mbijetesë. Në rast nevoje apo urgjence mjeksore këtu është e pamundur të kalojë një ambulancë. Banorët e fundit që kanë mbetur këtu kërkojnë investime pasi edhe ata paguajnë taksa si gjithë të tjerët.