Në harkun kohor të dy javëve tre aksidente kanë ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin pranë fshatit Pajovë, një fëmijë 8 vjeç gjeti vdekjen.
Banorët e Pajovës protestuan masivisht duke kërkuar marrjen e masave që të tilla ngjarje tragjike të mos përsëriten. Deri tani asnjë masë nuk është marrë, por aksidentet janë shtuar.
Aksi Elbasan Peqin në pothuaj të gjithë gjatësinë e tij kalon në zona të banuara dhe përgjithësisht të përfshirë në aksidente janë kalimtarët. Po ashtu rruga nacionale pritet nga dhjetëra segmente të fshatrave duke rritur shanset për aksidente. Të gjitha këtyre u shtohet fakti që drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë shpejtësinë e lejuar e si përfundim aksidentet me pasoja të rëndë shënohen çdo ditë.