Banorët e Postribës në Bashkinë Shkodër kanë dalë këtë të enjte në një protestë për punimet e guroreve në këtë zonë, që u sjellin ndotjen e ujit të pijshëm. Por, ndryshe nga protestat e tjera, këtë herë ato bllokuan rrugën para shkollës së mesme të zonës. Banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, pasi nga punimet e guroreve ka pasur edhe shpërthime, ndërkohë uji u vjen i ndotur prej kohësh. Ato paralajmërojnë përshkallëzim të protestave nëse nuk ndërhyhet…
Në mbështetje të banorëve të zonës ishte edhe këshilltarja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këshillin bashkiak Shkodër, Eliona Shkrela…