Banorët kundër fabrikës së bitumit në Krrabë: Do bllokojmë autostradën

0
296

Banorë të Krrabës dhe të Bërzhitës protestojnë kundër ngritjes së fabrikës së bitumit për të cilën kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vendosi ta ngrejë në Krrabë.

Kjo fabrikë ishte vendosur në Pezë por pas protestave të banorëve bashkia e Tiranës e zhvendosi në Krrabë.

Banorët thonë se nuk janë pyetur fare.

“Jo vetëm që nuk janë pyetur banorët por është bërë në ilegalitet. Nuk ka asnjë reagim të pushtetit lokal se çfarë po bëhet. Të mbjellësh 5 pemë të bësh një bujë mediatike dhe të mos ndihesh kur po vendos një bombë për banorët është e çuditshme” thotë një protestues

Banorët thonë se është bërë një peticion por ata që kanë firmosur janë kërcënuar me largim nga puna.

 “Di që në momentin që është bërë peticioni ka pasur reagim, janë thirrur njerëzit një për një. U kanë thënë ca bëni, nuk do keni vendepune. Këto janë biseda që bëhen natë për natë në lokal. Ata që punojnë në shtet heshtin”

Banorët thonë se do të vijojnë të protestojnë deri në bllokim të autostradës Tiranë-Elbasan.

“Do protestojmë deri në bllokim të autostradës. Nuk na ka pyetur njeri. E hoqën pezakët dhe na e sollën këtu. Këtë natyrë të bukur duan ta dëmtojnë. Kjo qeveri nuk pyet njeri .. bën çtë dojë … do na bëjë dhe të qajmë me orar nëse qajmë jashtë orarit do na arrestojnë” 

A janë anktuar tek administrator aktual?

“Kemi shkuar.  Administratori aktual ka ardhur I veshur me rroba gabi dhe tani lëviz me fuoristradë. Prokuroria ta hetoje” 

Fabrika ishte vendosur në Pezë por pas protestave të banorëve bashkia e Tiranës e zhvendosi në Krrabë. Banorët i bëjnë thirrje kryetarit të bashkisë Erion Veliaj të marrë masa të mënjehershme.

“Kurrë nuk do ta kisha imagjinuar që në Krrabë në këtë zonë të bukur, ku ndodhet dhe shpella e Pellumbasit, Syri i Ciklopit të vendoset zona e bitumit. Plus kjo është pronë private dhe po zbatohet. Veliaj të marrë masa dhe të heqë këtë fabrikë bitumi” thote një tjetër protestues.

ora news