Dhjetëra banorë janë mbledhur në banesën e familjes Islami, tashmë e kthyer në skenë krimi
69-vjeçari Huso Islami vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Shano Islami, 66 vjeçe rreth orës 07:00 të mëngjesit, në fshatin Shalës të Konispolit pas një sherri në banesë.
Pas aktit të rëndë, ai dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, Klement Islami, rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës.
Si pasojë e dëmtimeve 69-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas policisë, është arrestuar djali i familjes Klement Islami, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Ambulanca ka marrë trupat e pajetë të çiftit, ndërsa policia ka rrethuar zonën.
Top Channel