Banori përplaset ashpër me policinë: Kam ardh me vdek, ju jeni monstra!

0
53

Protesta e sotme e banorëve të Krujës dhe Fushë-Krujës në aksin rrugor Thumanë-Kashar është shoqëruar sërish me përplasje mes efektivëve të policisë dhe banorëve.

Një incident është regjistruar mes një qytetari dhe efektivëve të policisë, ndërsa nuk dihet ende se cili ka qenë motivi. Në videon e sjellë nga Newsbomb.al shihet se si një qytetar pëplaset fizikisht me efektivët e policisë ndërsa dëgjohet duke bërtitur “Kam ardh me vdek, ju jeni monstra”.

Në pamje shihet dhe deputetja e PD, Ori Nebiaj e cila dëgjohet duke thënë “nuk ke me vdek jo”, ndërsa përpiqet të largojë qytetarin nga policia.

Sot u mbajt protesta e radhës e qytetarëve të Krujës dhe Fushë- Krujës, të cilët bllokuan rrugën dhe ndryshe nga herët e tjera, kanë vrapuar në autostradë duke e bllokuar qarkullimin për gati një orë.

Ata i kanë bërë thirrje institucioneve përgjegjëse për të krijuar një dalje dytësore që të kalojë në rrugën e vjetër për shkak se bizneset e tyre në këtë mënyrë po falimentojnë. Sipas banorëve, devijimi i rrugës së re ka bërë që bizneset e tyre të shkojnë drejt falimentit dhe kjo sipas tyre është një padrejtësi që po bëhet hapur në kurriz të tyre.