Barazimi me Flamurtarin, Dede: Nuk e menaxhuam dot avantazhin

0
337

Trajneri i Elbasanit, Nevil Dede, foli për MCN TV, pas barazimit që skuadra e tij mori ndaj Flamurtarit në shtëpi.

Dede deklaroi se ekipi nuk e menaxhoi dot avantazhin, duke thënë se nuk vuajtën kur kundërshtari ishte me 11 lojtarë, por me 10 lojtarë.

  • Lojën e kishim në kontroll dhe nuk e menaxhuam dot. Nuk vuajtëm me 11 lojtarë, por vuajtëm me 10. U munduam të japim maksimumin. Shfaqëm disa probleme në mbrojtje dhe pësuam golin. Humbasim logjikën në momente të caktuara.
  • Janë disa situata, ku individë të caktuar, duhet të menaxhojnë më mirë. Nuk mund të them se nuk interpretuam mirë. Flamurtari ka cilësi dhe kualitet. Duhet të bënim më mirë pas futjes së Shkurtajt.