Barazohen shifrat, 1-1

0
9

Ishte një avantazh fantastik për aq zgjati. “Të Kaltërit” e Italisë kanë arritur të gjejnë shpejt golin e barazimit, në “Signal Iduna Park”, teksa vetëm 9 minuta pas golit të “Legjionarëve” kanë arritur të tundin rrjetën e Thomas Strakoshës.

Një krosim fantastik në zonë kapet bukur me kokë nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Alessandro Bastoni, i cili me një goditje fantastike me kokë dërgon topin në rrjetën e “Kuqezinjve”. Rezultati shkon në 1 me 1.