Barcelona arrin marrëveshjen me lojtarët për reduktimin e pagave

0
227

Barcelona është përballur me nevoja që nuk ishin parashikuar 12 muaj më parë. Ashtu si ajo e uljes së pagës së lojtarëve me 30%, për një shumë që arrin gati 200 milion euro. Drejtuesit e klubit katalanas kërkuan nga lojtarët uljen e pagave,përndryshe skuadra mund të përfundonte në falimentim.

Pas disa muajsh negociata mes drejtuesve të Barcelonës dhe një grupi përfaqësues të futbollistëve, klubi katalan ka njoftuar se ka arritur një marrëveshje në parim, për rregullimin e pagave për një shifër prej 122 milionë eurosh. Një lajm mjaft i mirë ky për klubin që kishte nevojë për frymarje ekonomike.

E.Ç (Dosja.al)