Barcelona e mohon se Messi e ka njoftuar se po largohet

0
239

  • Te infektuar: 11.416
  • Sheruar: 7.191
  • Vdekur: 401

 

Barcelona e mohon se Messi e ka njoftuar se po largohet

Futboll

Gazeta Express

17/08/2020 8:29

Barcelona nuk është njoftuar nga kapiteni i vet, Lionel Messi, se ai dëshiron të largohet nga klubi këtë verë, sipas gazetës së afërt me klubin katalonas, Mundo Deportivo.

Televizioni brazilian, Esporte Interativo, raportoi dje se Messi e ka njoftuar klubin se dëshiron të largohet gjatë kësaj vere, pas turpërimit që ia shkaktoi Bayern Munich duke e mundur 8:2 në çerekfinale të Ligës së Kampionëve javën e kaluar, transmeton Gazeta Express.

E gazeta e përditshme katalonase, që njihet për marrëdhënie të ngushta me klubin, e citon presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, shefin ekzekutiv Oscar Garu dhe drejtorin sportiv Eric Abidal, të kenë thënë se Messi nuk ua ka konfirmuar largimin.

Por, përfaqësuesit e Messit nuk kanë dashur as ta konfirmojnë e as ta mohojnë lajmin se 33-vjeçari e ka njoftuar klubin se do të largohet.

Messi ka kontratë me Barcelonën vetëm deri në verën e vitit të ardhshëm dhe ripërtëritja e saj nuk duket shumë e mundur.

Superylli argjentinas, po ashtu, e ka një klauzolë në marrëveshjen me klubin e cila e lejon të largohet si lojtar i lirë në fund të çdo sezoni. /Gazeta Express/