Barcelona ka një plan të fitojë edhe pa Messi

0
143

Ata patën një paraqitje tepër të mirë kundër Real Sociedadit

Derisa ende hija e Lionel Messi u pa që është në Camp Nou gjatë ndeshjes se Barcelonës në La Liga kundër Real Socidad të dielën, skuadra e Ronald Komena tregoi që ka jetë edhe pas largimit të argjentinasit pasi që ata fituan kundër Real Sociedadit me rezultat 4-2.

Blaugrana bëri një paraqitje të shkëlqyeshme derisa ata demonstruan që kanë një plan të fitojnë edhe pa Messi.

Aspekti i parë që ja vlen të theksohet në paraqitjen e tyre është përpjekja kolektive, ku secili nga 10 lojtarët në fushë ishin tepër të rrezikshëm kur kalonin përpara.

Si lojtar i Barcelonës, Messi në shumë raste ishte i liruar nga këto përgjegjësi nga trajnerët e tij, kishte mungesë kolektive në sulm që ishte më e qartë kur ai ishte partner në sulm me Luis Suarezin.

Goli i dytë i Barcelonës mbrëmë (e diel), që u shënua nga Martin Braithwaite, erdhi pas presionit të lart ku pamë Eric Garcian që demoloi Adnan Januzajn, para se skudra mysafire të shënoi gol.

Në posedim, paraqitja e Barcelonës ishte shumë impresive, derisa ata krijuan disa shanse të cilat i shfrytëzuan sulmuesit, më shumë se në kohën e Messi.

Spikati Griezmann

Nëse do të kishte një lojtar që spitaki në të gjitha aksionet e skuadrës së tij ai ishte Antoine Griezmann.

Edhe pse nuk shënoiu, Griezmann ishte gjatë gjithë kohës kërcënim për kundërshtarin, goditi shtyllën me një aksion të frikshëm, derisa ai tregoj se është i përkushtuar për ta ndihmuar skuadrën edhe në mbrojtje.

Komena pati kohën e mjaftueshme për ta bërë një skuadër që të luajë edhe pa Messi këtë sezon.

“Loja e jonë është më kolektive së përpara”, tha Koeman.

“Natyrisht ne nuk e kemi një lojtar si Messi i cili arrin t’i fiton ndeshjet vet. Kjo është më shumë lojë ekipore”.

Edhe pse është vetëm fillimi i sezonit, shenjat janë që Barcelona do ta këtë një sezon të mirë sivjet. /GazetaExpress/