Barcelona përballet sot me Juventusin në ndeshjen e parë pa Messin

0
147

Barcelona dhe Juventusi do të luajnë për trofeun Joan Gamper sonte me fillim nga ora 21:30 në “Camp Nou”.

Kjo njëherit do të jetë ndeshja e parë e katalonasve pa ikonën e tyre, Leo Messin, i cili zyrtarisht është larguar nga klubi, shkruan Gazeta Express.

Ai sot nga ora 12:00 do të mbajë një konferencë për media për të rrëfyer gjithë situatën në të cilën ndodhet.

Në anën tjetër, ish-skuadra e tij, Barcelona do ta luajë një ndeshje përgatitore pa të.

Për Trofeun Joan Gamper do të luhet edhe ndeshja në konkurrencën e femrave në mes Barcelonës dhe Juventusit. /Gazeta Express/