Barcelona turpërohet nga Osasuna, humb mundësinë për “arratisje” në krye të renditjes

0
5

Barcelona ka pësuar një humbje turpëruese nga Osasuna, duke u mposhtur me rezultatin e thellë 4-2. Kjo ishte humbja e parë e katalanasve pas 7 fitoreve radhazi në 7 ndeshjet e para të kampionatit.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Osasunës 2-0, me golat e Ante Budimit dhe Bryan Zaragoza, shkruan A2.

Në fillimin e të dytës, “blaugrana”-t rihapën llogaritë me anë të Pau Victor, por 2 golat e Budimir dhe Bretones siguruan 3 pikët për vendasit. Lamine Yamal shënoi një gol spektakolar në fund, që i vlen vetëm për statistikë personale.

Barcelona mbetet në krye me 21 pikë, 4 më shumë se Reali, që do të luajë ndeshjen e tij dhe ka shansin të afrohen me rivalin e përjetshëm. (A2