Bardhi i përgjigjet pyetjes se ku ishin ulur 5004 delegatë: Pallati i Kongreseve nuk ka vetëm sallën me karrige

0
161

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një dalje për mediet iu përgjigj aludimeve se Pallati i Kongreseve nuk i nxë 5000 persona.

Bardhi: Komisionet e regjistrimit dhe verifikimet e anëtarëve ishin në të njëjtat ambiente ku ishin prezentë dhe gazetarët. Secili prej jush kishte mundësinë të verifikonte gjithë procedurën që ndoqën të gjitha Komisionet në bashkëpunim me strukturat e PD. Çdo anëtar që paraqitej në sallë, regjistrohej dhe numri i anëtarëve pjesëmarrës në mbledhje është numri i anëtarëve që janë regjistruar. Votat janë verifikuar si në çdo Kuvend Kombëtar.

Bardhi tha se të gjitha Kuvendet e PD-së të mbajtura më parë janë bërë transparente. Votat numërohen me votim të hapur, sipas tij.

Bardhi: Pallati i Kongreseve nuk ka vetëm sallën me karrige, delegatët kanë qenë të vendosur edhe në të gjitha ambientet e tjera të Pallatit të Kongreseve.