“Show mediatik” e quajti Gazmend Bardhi ardhjen e përfaqësisë nga Komisioni i Rithemelimit të PD-së në seli dhe tentativën për të hyrë ndërsa dyert e selisë PD ishin të mbyllura.
Bardhi mohon që PD do të jetë e mbyllur për deputetët e PD-së apo anëtarët e saj por do të jetë e mbyllur vetëm për trafikantët e drogës, dhe grupin B9
“PD do të mbetet e hapur për çdo demokrat të sakrificiave dhe do jetë gjithmonë e mbyllur për çdo trafikant droge që ka qenë krah Sali Berishës. Është e lejuar të futen çdo deputet por që të mos shoqërohen me trafikantë droge. Grupi kriminal B9 nuk futet në seli PD”
Gjithashtu la të kuptohet se në PD nuk mund të hyhet pa njoftuar më parë administratën.
“Ndërkohë që ti vjen tek dera e nuk njofton. Duhet njoftuar administrate. Si unë sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe nënkrytearët e partisë marrin në telefon administratën për të hyrë në seli.”
Bardhi tha se Berisha po talletme demokratët.
“Show mediatik që patë në shkallët e pd tregon se shoë dhe tallja e vijueshme me demokratët ka zëvendësuar betejën me regjimin e Edi Ramës. Aktet e dhunës nuk i shërbejnë demokratëve janë gjuhë dhe akte që i shërbejnë forcimit të Edi Ramës”