Bardhi në zonat turistike të Elbasanit: Asnjë investim prej më shumë se 10 vjetësh

0
204

Drejtuesi i qarkut të Elbasanit, Gazment Bardhi ishte në Funarë të Elbasanit, një zonë turistike, ndërsa siç thotë demokrati  ka mbetur shumë mbrapa këto 8 vjet, për shkak të mungesës së investimeve në infrasteuktirë.

“Rrugët nga Elbasani në Funar janë bërë që para 10 vjetësh a 12 vjetësh dhe nuk është bërë asnjë riparim.”- tregon një banor i zonës, i cili zbulon se braktisja nga qeveria keto 8 vket është pasuar me largimin e shumicës së banorëve të zonës. “Vitet e fundit  ka një ikje masive, kanë qenë mbi 6 mijë banorë  dhe tani janë rreth 2500 banorë.”

Gazment Bardhi shprehet se dështimin 8 vjeçar të qeverisë Rama, ka lënë fshatin të prapambetur dhe të varfër dhe turizmin krejt të pazhvilluar.

“Për fat të keq këto tetë vite u premtua shumë për zhvillimin e zonës dhe nuk u bë asgjë. Nuk shtruan as 1 metër rrugë. Turizmin e kanë braktisur këto 8 vite, bujqësinë po, blegtorinë po, infrastrukturë zero, investime zero dhe kjo ka detyruar njerëzit që të shikojnë si shpresë largimin”- tha Bardhi, duke treguar çfarë do të bëjë PD.

“Gjithë këtë bukuri që na ka falur zoti do të duhet ta vemë në shfrytëzim, që të kemi mundësi per t’i dhënë tjetër zhvillim ekonomik zonës, të zhvillojmë turizmin dhe që banorët e kësaj zone të kenë mundësi për punësim. Prandaj, më 25 prill kemi hapin e parë për ndryshim.  Pas 25 prillit Shqipëria, Funari dhe Elbasani do të fitojnë turizmin, do të fitojnë bujqësinë, do të fitojnë blegtorinë sepse do të humbë Edi Rama dhe do të fitojnë shqipëtarët e ndershëm”- u shpreh Gazment Bardhi

Abc