Bartomeu e thotë troç: Herët ose vonë, Xavi do të bëhet trajner i Barcelonës

0
258

Ikona e Barcelonës, Xavi Hernandez, aktualisht është trajner në Arabinë Saudite, por me shumë gjasa në të ardhmen do të kthehet në ‘Camp Nou’.

Sipas presidentit të klubit, Bartomeu, Xavi herët ose vonë do të bëhet trajner i Barcelonës.

 “Xavi do të bëhet trajner i Barcelonës, herët apo vonë”, ka thënë Bartomeu.

“Por, tani ne nuk po kërkojmë trajner. Quique Setien do të drejtojë skuadrën në Ligën e Kampionëve dhe në ndeshjet e fundit që kanë mbetur në La Liga”, ishin fjalët e presidentit të skuadrës së Bracelonës.

Emra të tjerë që lidhen me stolin e Barcelonës përveç Xavi Hernandez janë edhe ata të Ronald Koeman dhe Massimiliano Allegri.

© SYRI.net