Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK.
Basha, i cili në kohën e tragjedisë së 21 Janarit mbante postin e Ministrit të Brendshëm, nuk u përgjigj mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të Alfred Shehu.
Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.
Për 21 janarin?
Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
-A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
-Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë
Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.


