Basha i mbyll derën të përjashtuarve nga PD.”Nuk kemi nevojë për servila”

0
2

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje të gjithë të dëshpëruarve të listës së PD-së që të bashkoheshin dhe votonin për demokratët e vërtetë dhe për Shqipërinë.

Ai kujtoi se i kishte paralajmëruar shumë prej tyre kohë më parë që të mos e dëmtonin PD-në, teksa tani janë bërë pishman dhe po mumifikojnë Partinë Demokratike.Pyetjes në lidhje me listat e deputetëve, ai iu përgjigj se në krahasim me ata që u zhgënjyen kjo është listë dinjitoze dhe nuk ka servilë dhe ushtarë pazaresh.

Të dëshpëruarve u bëj thirrje se kanë Demokratët Euroatlantikë, të na votojnë ne. Kemi listën më të mirë. Ne i bëmë sakrificat për ta, të tjerët i bënë për veten e tyre, më 11 maj nuk do ketë riciklim por ndryshim. Nuk e kam parë si fitore personale. Ka shumë të tjerë që më 11 maj do thonë ‘ju bëftë mirë Rama dhe Berisha”. Nuk mendoj skenarin më të keq, sepse e keni përballë jush, e keni kudo. E vetmja mënyrë është të votoni Koalicionin Euroatlantik dhe kandidatët tanë:, nënvizoi ai.