Basha i premton Elbasanit: Do shkëpus lidhjet e krimit me pushtetin

0
174

Nga Elbasani kryetari i PD-së Lulzim Basha përsëriti thirrjen drejtuar kryeministrit Edi Rama të lërë broçkullat dhe të zbatojë planin e rimëkëmbjes që opozita ka bërë publike.

“Lëri brockullat dhe gërrvërret e të marrë planin ta zbatojë. Ky plan nuk ka të bëjë me konkurencën e partive por me shëndetin e njerëzve. Plani është plotësisht i zbatueshëm dhe e kemi bërë për qeverinë” tha Basha për gazetarët paraditen e sotme.

Sipas Bashës, “Rruga ku jemi future në këto 7 vite është rrugë pa krye” dhe bëri një premtim shkëputjen e lidhjeve të krimit me pushtetin.

“Situata e krimit është rënduar për shkak të bashkëpunimit të krimit me shtetin, atë që kemi thënë prej 7 vitesh. Nuk ka njeri që nuk e beson që atë që kemi thënë është e vërtetë prandaj zgjidhja është shkëputja e lidhjeve të krimit me pushtetin. Ky është zotimi im dhe një ndër arritjet e mia të para për Elbsanin dhe Shqipërinë”