Basha iku por kriza mbeti në PD. Alibeaj nis punën si kryetar i komanduar, Basha poston në fb

0
152

Pritet që të vizitojë kryegjyshatën e bektashinjve.Sot ishte dita e parë e Enkelejd Aliebajt në krye të PD-së si kryetar i komanduar një ditë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kryetarit.

Ndërkohë në selinë e PD-së kriza mbetet.  Të dyja palët, si kampi demokrat ashtu dhe të komisionit të Rithemelimit duan bashkimin e demokratëve dhe të deputetëve por kanë një vijë ndarëse.

Kryetari i komanduar Alibeaj kërkon nga deputetët e foltores të ndërmerret i njëjti mekanizëm për të larguar Berishën nga vendimmarrja e PD-së, por nga ana tjetër thuhet qartë se nuk është koha për ultimatume por ringritja bëhet vetëm përmes votës e kontributeve.

Alibeaj do të qëndrojë i komanduar në detyrë deri në vitin e ardhshëm kur të mbahen zgjedhjet vendore por nuk dihet nëse kjo do të pranohet nga deputetët e komisionit të rithemelimit.

Ndërkohë sot një ditë pas dorëheqjes, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë dhe ka uruar për 22 marsin ditën kur Partia Demokratike fitoi zgjedhjet e para pluraliste në vitin 1992.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se shqiptarët sot meritojnë dhe do të kenë  një Parti Demokratike të fortë, parimore, në krah të njerëzve dhe të aleatëve strategjikë.

ora tv