Basha në Zall Bastar: Prioriteti jonë absolut, mbështetja e fermerëve shqiptarë

0
288

“Krahas planit tonë për të ndihmuar biznesin e vogël, biznesin prodhues, prioritet absolut është fermeri dhe blegtori shqiptar, zhvillimi rural dhe agro-biznesit”, tha sot kryetari i PD-së, Lulzim Basha gjatë një takim me fermerët në Zall Bastarë të Tiranës.

Basha tha se “fermerët shqiptarë janë braktisur nga qeveria, nuk kanë marrë asnjë lloj përkrahje. Fermerët janë lënë totalisht në harrë dhe nuk kanë marrë asnjë  qindarkë ndaj COVID-19.

“Edhe ata pak para që i vendosin në buxhet për subvencioneve i përfitojnë tre- katër miq të pushtetarëve të cilët janë ose grumbullues ose njerëz të lidhur më interesat e pushtetit ndërkohë që fermerët pavarësisht bindjeve politike janë prapa liste. Kjo gjendje që është këtu është  një nga arsyet pse ekonomia është në krizë, pasi në qoftë se gjysmën e popullsisë e ke praktikisht në kushte  e mesjetës nuk mund të presësh tjetër vetëm se një krizë të thelle ekonomikë”, tha ai.

Basha shtoi se “ne planifikojmë që për fermerin shqiptarë të planifikojmë një shumë totale të subvencioneve më të njëjtin nivel si Maqedonia e Veriut, jo më pak se 100 milionë euro e cila do të shpërndahet fermerëve shqiptarë në bazë të prodhimi, pa kufizim”. /aTSH