Basha nxjerr shifrat dhe emrat: Sa para morën oligarkët. Nga Tigri te Uriahipi dhe Gjiknuri, ka plasur sherri për lekët e inceneratorëve

0
174

Kryedemokrati Lulzim Basha akuzoi Ramën në lidhje me administrimin e mbetjeve të qyteteve në Shqipëri duke theksuar se kërcënoi kryetarët e bashkive për shkirjen e këtyre institucioneve nëse nuk dërgonin plehrat tek inceneratorët .

Flet ti për menaxhim plehrash, ti që i vure flakën plehrave të Shqipërisë. Se sa qejf i ke plehrat ti, u pa kur mblodhe Grupin Parlamentar për inceneratorin e Elbasanit. Ti që kërcënove kryetarët e bashkive me shkrirje nëse nuk i dërgojnë paratë e buxhetit të tyre te inceneratorët e Mirel Mërtirit, Klodian Zotos dhe të tjerëve.  

Dhe aty të ka plasur lufta ty për çështjen e parave sepse të kanë shkuar paratë nga Tigri dhe Uriahipi dhe më duket se tani të kanë dalë të Damiani. Kështu thotë TIMS-i. Ose keni lidhur ndonjë krushqi juve se nuk shpjegohet ndryshe që të udhëtoni 20 e ca herë bashkë me avion”, tha Basha.

Kryedemokrati lexoi edhe fondet që sipas tij kanë marrë sipas tij edhe oligarkët pranë qeverisë.

Salillari ka marrë 1.81 miliard lekë; Alkompeksi, nipat e Sadri Abazit, 306.4 milion lekë; Bami, 639 milion lekë; Starteku, 567 milion lekë; Geci, 970 milion lekë. Mane TCI, 1.33 miliard lekë; Ndërtim Montim Patos, 447 milion lekë; Albstari i kullës së stadiumit, 334 milion lekë”, tha Basha.  /abcnews.al