Kreydemokrati Lulzim Basha ka vizituar naftëtarët e Ballshit të cilët prej ditësh janë futur në grevë urie pasi kërkojnë plotësimin e kushteve të tyre. Basha tha se shteti duhet të lajë borxhin që ka ndaj tyre, ndërsa paratë për pagat e tyre të 16 muajve do i merren atyre që kanë abuzuar, duke bërë që ata të përfundojnë në grevë urie njëherë në 6 muaj. Ai i kërkoi naftëtarëve të nënshkruajnë kontratë e cila do të hyjë në fuqi pas 25 prillit.
Grevisti: Kemi edhe diçka tjetër që kolegët tanë kanë sëmundje profesionale. Një jetë të tërë kanë punuar me naftën. Herë pas here gjendemi në të njëjtën situatë. Besoj se këtë herë të bëhet një zgjidhje finale. Ose të mbyllet rafaneria. Shpresojmë të ketë reagim nga të gjitha palët.
Basha: Më vjen keq që jeni në këtë situatë brenda vitit. Edhe në shkurt ka qenë e njëjta situatë. Premtime të pa mbajtura, njerëz të braktisur. A ju bënë pagesë
Grevisti: Na bënë një pagesë minimale. Nuk ka qenë shkak problemet financiare por mosfurnizimi me lëndën e parë. Ne kemi bërë grevë dhe protesta pa fund. Ndaj kemi marrë këtë vendim ekstrem për grevë urie. Falë mediave i kemi pasqyruar problemet tona. Këto janë probleme që kërkojnë zgjidhje afatgjatë. Nuk mund të luhet me kompani që vijnë për një kohë të shkurtër
Basha: Ky rajoni dhe ai i Bulqizës që janë më të pasurit jetojnë në mënyrën më të varfër. Jetoni mbi naftë dhe minerale dhe diskriminoheni. Këtë realitet unë e kam parasysh. Dua t’iu them se e gjitha kjo është produkt i një afere korruptive. Kush i ka blerë asetet, se kjo kompani ka pasur asete. Pse mbahen të fshehtë fituesit e ankandit. E treta dhe më e rëndësishme që dua të them sot se fjalë i kam edhe për disa muaj. Ajo shumë parash që ju detyrohen që sot nuk është thjesht detyrim, por e drejtë ligjore, do t’iu merret përsipër nga shtetit,. Shteti do lajë borxhin që ka ndaj jush.
Paguesit e atyre 8 viteve miliona euro nuk do i paguajmë me taksat e qytetarëve, por do i nxjerrin ku t’i kenë. Zgjidhjen do ta marrë përsipër shteti. Këto do bëj unë pas 25 prillit. Do ushtrojmë presionin maksimal që t’i thërrasin mendjes. Kjo pamje këtu më trishton jashtë mase por për fat të keq kështu është e gjithë Shqipëria. Jeni simbol i vuajtjes për shkak të babëzisë për të vjedhur çdo gjë. Prandaj them bëhuni të fortë. Nuk ia vlen sakrifikimi. Hajde të bëhemi të fortë dhe t’i japim fund. Të ndërtojmë së bashku një marrëdhënie besimi. Të lidhemi me ju, jo si ata në skuta. Unë kaq kam në dorë sot. Nuk kam gjë tjetër. Ata që nuk kanë paguar 8 milionët kanë përfituar akoma më shumë nga puna juaj.
Grevisti: Na vret më shumë fakti se çdo kompani thotë se nuk mund të gjejmë dot lëndën e parë. Por si ka mundësi që u bë kjo kur nafta shkoi zero për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Bassha: Në këto 6 muaj të bëhemi bashkë, të nënshkruajmë kontratë e cila nis të zbatohet pas 25 prillit. Ju garantoj që do t’iu pres, nuk do ju braktis./mv. abcnews.