Basha vizitë në SHBA për të rimarrë PD-në, lajmëron të vetët për planin e arrestimit të Berishës, vjen përgjigja e Berishës

0
96
Kryetari i PD, Lulzim Basha, Sali Berisha, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku serish ka patur perplasje te forta ndermjet mazhorances dhe opozites./r/n/r/nDP leader Lulzim Basha, Sali Berisha, enter a parliamentary session, where it was debated about Kavaja's case.

Lulzim Basha ka nisur të shfaqet ditët e fundit, duke takuar mbështetësit e tij në PD. Gjatë një takimi dy ditë më parë, Basha ka njoftuar deputetët e grupit të tij se do të shkojë për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të zhvilluar takime të rëndësishme.

Basha ka pohuar se do të marrë mbështetje në SHBA për të rimarrë kreun e PD-së, për të vijuar përpjekjet për të ardhur në pushtet.

Gjatë takimeve, Basha ka pohuar se Berisha do të arrestohet nga SPAK për aferën me ish Klubin Partizani. Sipas tij, Berisha i ka ditët e numëruara në PD.

Kjo lëvizje duket ka shqetësuar Berishën, i cili rrëzoi Bashën dhe mori drejtimin e partisë.

Portali i Familjes Berisha Syri.net, thotë se Basha gënjen për vizitën në SHBA. Sipas Berishës, nëse Basha shkon në SHBA duhet të arrestohet për lobimin rus.

“Asgjë nuk ka ndryshuar, madje tonet e SHBA në këtë drejtim janë përforcuar. Së fundmi ishte senatorja amerikane, Jeanne Shaheen që tha se Uashingtoni është shumë i shqetësuar për financimet ruse.

Pasi e përdorën për interesat e tyre, Yuri Kim dhe Gabriel Escobar e ‘flakën’ Lulzim Bashën. Tani kjo historia e ‘vizitës’ së tij në SHBA duket akoma më qesharake. Ajo nuk karikon dot as ata persona që numërohen me gishta dhe që i shkojnë nga pas.

‘Vizita’ e tij në SHBA do kishte vetëm një rezultat: vënien para drejtësisë amerikane”, shkruan Syri.