Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, bashkëfshatarët: E njohim të rregullt, pa probleme

0
2

Bashkëfshatarët e Fierit, në një intervistë në “Now” me moderatoren Greta Topjana, kanë deklaruar për Çlirim Doganin, 55-vjeçari i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me vajzën e viktimës Emarilda Rama për të mbytur Ramën.

Ata e shpjegojnë Çlirim Doganin si një njeri të ndershëm dhe punëtor.

“E njofim si njeri të saktë, me pjekuri burri me sjellje të mira, të gjitha këto janë në favor të tij dhe tonin. Është një familje e qetë. Se si ndodhi nuk japim dot përgjigjie, ne deri këtu e dimë njeri të mirë”, tha bashkëfshatari.

I pyetur nëse e mendon vetë ai se Dogani mund të ketë bashkëpunuar lidhur me këtë vrasje, ai e mohon diçka të tillë pasi nga vetë rrethanat, nuk janë të informuar sesi ka ndodhur e gjithqë ngjarja. Ai thekson se me aq sa e ka njohur nuk kishte të bënte me veprime të tilla makabre.

“Nuk e them dot këtë, mund të shkoj unë nesër dhe të bëj diçka. Nuk e di si ka ndodhur. Ne kemi respekt, është njeri i qetë, nuk është ngatërruar e ti ketë hyrë në hak dikujt. Ai ka vajtur në gjykatë, gjykata e din se çfarë bën”, tha ai.

Një tjetër bashkëfshatar ndan të njëjtin mendim për Çlirim Doganin.

“E njoh për djal punëtor dhe familje të rregullt. Edhe me vëllezërit, prindërit. Nuk e kemi dëgjuar për kshu lloj gjërash, ne jemi komshinj, e njohim se jemi një moshë. Se çfarë bëhet nuk dimë gjë. Nuk ka patur nga këto gjëra. Nuk ka pasur probleme shëndetësore apo mendore. Ai punonte dhe mbante familjen e vet. As në fshat nuk është ndjerë të krijojë problem. Edhe ne e dëgjuam nga mediat. Nuk ia ngarkoj diçka që se ka në kurriz. Është i respektueshëm me të gjithë njerëzit dhe nuk është marrë me llafe”, shtoi zotëria.