Bashkia Elbasan nuk zë mend! Program “vjedhje” për këshilltarët në… mesnatë?!

0
2

Në një kohë kur vendi gëlon nga arrestimet masive që drejtësia po bën ndaj të korruptuarve dhe atyre që kanë abuzuar me paratë e popullit duket se në Bashkinë Elbasan tashmë janë bërë gati ata që do të sakrifikohen për interesat personale të kryebashkiakut!
Siç ka ndodhur edhe më herët nga “specialistët” e bashkisë së Elbasanit përpilohen qindra faqe dokumentash dhe iu dërgohen antarëve të këshillit bashkiak për komisione vetëm pak orë përpara mbledhjes.
Ajo që ka ndodhur këtë herë është akoma më e rëndë pasi bëhet fjalë për buxhetin e 2026.
Janë rreth 65 faqe materiale ku bashkia e Elbasanit tregon se si do të investohen paratë e qytetarëve por që për antarët e komisioneve që do ta diskutojnë ky material vihet në dispozicion vetëm pak orë (në mesnatë) para mbledhjes që do të mbahet sot në mesditë!
Nuk duhet shumë mund për të kuptuar se përse kryetari I bashkisë Elbasan Gledian Llatja zgjedh të tilla mënyra për të shmangur diskutimin në komisionet e këshillit bashkiak….
Edhe pse materiali që dërgohet dhe pritet të diskutohet vetëm pak orë më pas lë shumë për të kuptuar është e qartë edhe pse është zgjedhur kjo formë, mjafton të shohësh tabelat e investimeve 2026.
Pjesa më e madhe e “investimeve” do të shkojë aty ku interesat e kryetarit janë më të mëdha.
Më saktësisht nga relacioni i përgatitur nga ekspertët e Elbasanit shihet se sektori i Bujqësisë ka ulje në invesitime edhe pse vetëm pak ditë më parë ishte kryeministri Rama që kërkoi mbështetje më të madhe për fermerët.
Investimet në mjedisi marrin më shumë para edhe pse të dhënat zyrtare tregojnë se në Elbasan 2.5 njerëz diagnostikohen çdo ditë me kancer e vetëm pak ditë më parë bashkisë Elbasan iu arrestua shefi i mjedisit..
Turizmit që i bëjn dua i rrisin taksimin për hotelerinë .
Rrisin taksën për qytetarët që nuk marrin dot makina elektrike për të cilat Elbasani behet lajm telenovele kriminale dhe ulin taksën e ndikimit në infrastrukturë se janë ortak në çdo leje ndërtimi .
E shumë pika të tjera të propozuara të cilat së pari fyejnë qytetarët që me dëshirë apo jo votuan Llatjen për ti drejtuar.
Ky është një buxhet që do diskutohet në 1 orë dhe do të votohet qorrazi po ashtu në 1 orë vetëm se duhet ti kujtojmë të gjithë atyre specialistëve dhe ekspertëve që bëjnë plane të tilla investimi sipas interesave të kryebashkiakut se drejtësia nuk është më një proverbë e largët por është një realitet, një realitet aq i afërt sa ndoshta…është ulur ngjitur me ju….