Bashkia Librazhd rikonstrukton ambientet e jashtme të shkollës “Genc Leka” (foto)

0
452

Bashkia e Librazhdit është duke vijuar investimet në institucionet arsimore . Pas rikonstruksionit të gjimnazit të qytetit rradhën e kanë ambientet e jashtme dhe këndet sportive të shkollave 9-vjeçare . Në një postim në faqen zyrtare të bashkisë së Librazhdit thuhet se punohet në të gjitha shkollat që ndodhen në teritorin e Bashkise Librazhd për të qenë gati për vitin e ri shkollor.Punomet jane inspektuar nga kryebashkiaku Kastriot Gurra dhe nenkryetari Andri Çota.

Postimi I plotë: Infrastruktura mësimore është në fokusin tonë ç’do moment. Pas investimit në gjimnazin e ri të qytetit rradhën e ka shkolla 9-vjeçare “GENC LEKA” për rinovimin e ambjenteve të saj të jashtme.
Shumë shpejt mbaron shtrimi i të gjithë oborrit dhe këndit sportiv të kësaj shkolle. Ky investim do të krijojë kushte optimale për nxënësit e kësaj shkolle.
Ndërkohë punohet në të gjitha shkollat që ndodhen në teritorin e Bashkise Librazhd për të qenë gati për vitin e ri shkollor./elbasaniflash.al