‘Bashkim i PD rreth votës së lirë’, Berisha: Çdo ditë e më shumë ky parim po pranohet edhe nga…

0
149

Lideri Historik i demokratëve Sali Berisha po zhvilloi ‘Foltoren’ e radhës me shqiptarët e Greqisë.

Gjatë takimit me qindra emigrantë u trajtuan çeshtjet që kishin të bënin me jetën e tyre në shtetin fqinj, siç ishin shkollat, shërbimet në ambasada, por edhe zhvillimet në Partinë Demokratike dhe në qeverisjen e vendit.

Një qytetar duke ju referuar zhvillimeve në PD, kërkoi të dinte nga Berisha, se çfarë do bëntë për bashkimin e PD -së. “Kjo është tema kryesore“, sipas tij. “Ata kameleonët kanë vënë parakushte”, tha ai

“Ne do bëjmë gjithçka për bashkimin e PD rreth votës së lirë. Dhe me sa shof unë çdo ditë e më shumë ky parim po pranohet edhe nga drejtue të PD edhe nga deputetë që deri dje kanë patur një qendrim të veçantë”.

“Po punojmë më instim që ky process të kompletohet sa më pare”, tha lideri historik i demokratëve.

© SYRI.net