Bashkimi kërkon kohë, protesta ishte pozitive”/ Boçi nga Elbasani: Shumica e deputetëve ishin aty, nuk komentoj komplekset e…

0
153

Nga Elbasani teksa mori pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga myftinia Z.Boçi tha se nuk pranon ta komentojë komplekset e Z.Balla pasi non grata në opinionin publik është vetë ai.

Protesta e 7 korrikut nuk mundi të bëjë bashkë të gjithë demokratët, por Z. Boçi si nënkryetar i PD gjykon se procesi i bashkimit kërkon kohë.

Edhe pse deputetët e opozitës që nuk i janë beshkuar ish kryeministrit Berisha janë në minorancë Z.Boçi e ka një mesazh edhe për ta.

“Kurban Bajrami është festë që jo vetëm sjell atë atmosferën magjike në familjet tona, refleksionit për jetët tona, veprat tona, por ka dhe një mesazh të fortë. E mira, e vërteta, e bukura, arrihen vetëm me sakrifica. Ndaj dua tu uroj gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Bashkimi është proces që do kohën e tij, kalon në disa faza, ndër të cilat ishte dhe protesta. Protesta ishte mjaft pozitive, së pari sepse dëshmoi që anëtarësia e PD-së dhe qytetarët janë të bashkuar në mënyrën se si e shohin PD-në.

Unë gjykoj që deputetët që janë njerëz me instikt më të lartë politik, e dinë mirë që ky proces bashkimi që iniciohet në bazë duhet të konkretizohet edhe si përfaqësi politike, sepse është detyrë që ua kanë dhënë votuesit. Shumica e deputetëve, me pak mungesa, ishin të pranishëm në protestë”-u shpreh Boçi.