“Bateria më efikase në botë” mund ta mbajë telefonin të karikuar për 5 ditë

0
247

Disa studiues në Australi pretendojnë se kanë krijuar një bateri që mund ta mbajë telefonin për pesë ditë pa karikim, ose të karikojë një makinë elektrike për 1 mijë kilometra. Shumica e baterive në treg janë jon-litium, por alternativa litium-squfur ka qenë prej kohësh tërheqëse për shkak të densitetit të tyre më të lartë të energjisë dhe aftësisë për të fuqizuar pajisjet për një kohë më të gjatë.

Sipas CNN, ekipi i studiuesve nga Universiteti Monash në Melbourne thotë se bateria litium-squfur që ka krijuar është “më e efektshmja në botë” dhe është katër herë më e fuqishme sesa bateritë tradicionale. Por, bateritë litium-squfur kanë tendencë të kenë një jetëgjatësi shumë më të shkurtër. Ato përdoren në disa avionë dhe makina, por përpjekjet e mëparshme për t’i çuar ato në prodhim masiv dhe për të zëvendësuar bateritë litium-jon kanë dështuar.

Kjo qasje jo vetëm që favorizon metricat e performancës së lartë dhe një cikët më të gjatë, por është gjithashtu e thjeshtë dhe jashtëzakonisht me kosto të ulët për t’u prodhuar, duke përdorur procese me bazë uji, gjë e cila mund të çojë në ulje të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme për mjedisin,” deklaroi studiuesi Matthew Hill. /abcnews.al/