Bayern blindon talentin, arrin akordin për rinovimin e kontratës

0
207

Para pak ditësh Gjermania mundi të bindë Jamal Musiala të bashkohet me kombëtaren e “Panzerave” dhe jo të Anglisë. Mbrëmjen e djeshme ka pasur zhvillime të reja për të ardhmen e talentit të Bayern Munchen.

Fabriziio Romano, gazetari i njohur i merkatos, raporton se klubi kampion i Europës, ka arritur akordin me talentin 18-vjeçar për rinovimin e kontratës dhe përmirësimin e termave financiarë të saj.

Marrëveshja e re e Musiala do të jetë e vlefshme deri në verën e vitit 2026. Para e tij neto do të jetë 4 milionë euro në sezon. Mesfushori ka luajtur 17 ndeshje këtë sezon me Bayern dhe ka shënuar gola. /abcnews.al