Bayern fiton edhe “klasiken”/ Bavarezët nuk kanë rivalë në Bundersliga, Borussia dorëzohet 2-1

0
2

Janë luajtur vetëm shtatë javë, por në Bundesligë duket se gara e vetme është ajo për vendin e dytë.

Meritë e Bayern Munich, që për vendin e parë dhe titullin kampion në Gjermani nuk ka rivalë.

Bavarezët i shtuan një tjetër fitore ecurisë rekord, por këtë herë duke kaluar 2-1 rivalët direktë të Borussia Dortmund.

 

“Klasikja” e parë sezonale e luajtur në “Allianz Arena” u vendos nga dy yjet e shtëpisë Harry Kane dhe Michael Olise.

Sulmuesi anglez kaloi në epërsi Bayern në minutën e 22-të, ndërsa ky ishte goli I 12 personal në kampionat. Ashtu si skuadra e tij edhe Kane nuk ka rivalë në garën e “Këpucës së Artë”.

Pas pushimit, skenën e mori Olise.

Futbollisti francez shënoi golin e dytë dhe të qetësisë në minutën e 79-të.

Vetëm për statistika vlen rrjeta e Julian Brand vetëm gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Bayern Munich kryeson me pikë të plota tabelën e renditjes në Bundesligë, duke thelluar në 5 pikë diferencën me Leipzig të vendit të dytë./abcnews.al