Bayern Munchen u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i Superkupës së Europës, duke siguruar trofeun e katërt të këtij sezoni, pas Bundesligës, Kupës së Gjermanisë dhe Champions League, shkruan Syri.net.
Bavarezët triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Sevillas në stadiumin “Puskas Arena” të Budapestit nën praninë e pak më shumë se 15 mijë tifozëve.
Sevilla kaloi e para në avantazh me Lucas Ocampos në minutën e 13-të, ndërsa barazoi Leon Goretzka në të 34’.
Takimi shkoi në shtesë, ku Javi Martinez me golin e shënuar në minutën e 104-t i dha triumfin skuadrës së drejtuar nga Hansi Flick.
Më poshtë mund të shihni notat e lojtarëve të të dy ekipeve.
© SYRI.net