Francezi ka kontratë deri në vitin 2023 dhe është duke refuzuar që të hap negociatat për rinovimin e kontratës.
Manchester City dhe Chelsea janë dy klubet që janë duke e shikuar nga afër, derisa tani Bayern është i hapur për shitjen.
Sipas AS, Bayern dëshiron të fitojë para në mënyrë që të mos e lejojë Coman të largohet falas si David Alaba, që tani është pjesë e Real Madridit.
Pos kësaj, “Bavarezët” kanë gjetur edhe pasuesin e Coman, ku në listë ndodhen Antony (Ajax) dhe Karim Adeyemi (RB Salzburg).
Francezi në shtatë ndeshje këtë edicion ka regjistruar vetëm një gol
© SYRI.net