Bayern Munich i ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Antonio Rudigerit për blerjen e mbrojtësit gjerman nga Chelsea.
Kampioni i Bundesligës i bashkohet Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit në garë për përfaqësuesin e Kombëtares së Gjermanisë, raporton Gazeta Express.
Marrëveshja e Rudigerit me Chelsean skadon verën e ardhshme dhe mbrojtësi nuk ka shfaqur ndonjë sinjal se dëshiron të nënshkruajë kontratë të re në Stamford Bridge.
Prandaj, sipas Goal, Bayerni është duke e vëzhguar nga afër situatën e tij në Londër.
Drejtuesit e Bayernit i kanë nisur bisedimet me menaxherin dhe vëllain e Rudigerit, Sahr Senesie.
Julian Nagelsmann e sheh 28-vjeçarin si zëvendësues të duhur për Niklas Sule, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Allianz Stadium në verë. /Gazeta Express/