Bayern Munich, tifozët kërcënojnë me vdekje Robert Lewandowski-n

0
122

E ardhmja e Robert Lewandowski-t mbetet për t’u vendosur por ndërkohë në Bavari nuk po “thithet ajër i pastër”. Në kulmin e bisedimeve mes klubit bavarez dhe Barcelonës dhe refuzimit të ofertës prej 50 milionë eurosh, lojtari polak po kalon një moment kritik.

33-vjeçari që është bashkuar me skuadrën për fazën përgatitore, ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët, të cilët nuk dëshirojnë që ai të largohet me destinacion Barcelonën.

8 tituj, 3 kupa, 1 Champions dhe 1 Botëror Klubesh nuk kanë mjaftuar që mbështetësit e klubit gjerman ta trajtojnë me respekt sulmuesin polak që ka shënuar 344 gola në 375 ndeshje.