Bayerni e konsideron rikthimin e Riberyt

0
144

Veterani francez ishte larguar dy sezone më parë për t’iu bashkuar Fiorentinës në Itali. Tash, 38 vjeçari mund t’i bashkohet përsëri gjigantit bavarez

Bayern Munich është duke e konsideruar mundësinë e rikthimit të Franck Ribery. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta Dello Sport”, përcjell Gazeta Express.

38 vjeçari është duke ushtruar me kampionët gjermanë që kur u largua nga Fiorentina në fund të sezonit 2020/2021. Gjiganti bavarez po shpreh interesim për veteranin francez, i cili kishte luajtur në këtë ekip nga viti 2007 deri më 2019.

Ish-futbollisti i Marseillet konsiderohet si një legjendë e vërtet në “Allianz Arena” dhe tifozët e Bayernit do ta mirëprisnin atë në Bavari. Ribery shihet si alternativë e mirë e sulmuesit të krahut, Kingsley Coman për sezonin e ri. /Gazeta Express/