Përfaqësuesit e Alabas dhe Bayernit kanë filluar negociatat për zgjatjen e kontratës së këtij të fundit
Siç raporton Sky Sport në Gjermani, Bayerni është ulur sot me përfaqësuesit e David Alabas për ta diskutuar zgjatjen e kontratës së tij.
Mbrojtësi austriak, i cili kohëve të fundit është krahasuar me legjendën e klubit Franz Beckenbauer nga Karl-Heinz Rummenigge, ka vetëm një vit kontratë me gjigantin bavarez.
Dy palët tani më janë ulur dhe po bisedojnë për kontratën e re, kurse Bayerni nuk është gati që ta lë atë të largohet. /GazetaExpress/