Bayern Munchen fitoi 3-2 ndaj Dortmundit dhe në këtë mënyrë mori kreun e Bundesligas.
Por bavarezët marrin lajmin e keq pasi është dëmtuar rëndë mesfushori i skuadrës, Joshua Kimmich.
Mediat gjermane kanë shkruar se Kimmich dëmtoi ligamentin literal të këmbës së majtë, ndërsa futbollisti ende nuk ka kryer ekzaminimet mjekësore.
“Nuk mund të bëjmë spekulime pasi duhet të presim diagnostifikimin dhe fotografimin nga specialistët”, ka thënë trajneri i Bayernit, Hansi Flick, i cili shtoi se nëse ka ndodhur ky lëndim, atëherë pret vështirësi në mesfushën e bavarezëve për sezonin e mbetur.
© SYRI.net