Bayernit të Mynihut i mjaftuan më pak se 20 minuta lojë për të “hipotekuar” në njëfarë mënyrë suksesin në fushën e Wolfsburgut në javën e 19-të të Bundesligës.
Taki i “Volkswagen Arenës” u zhbllokua që minutën e nëntë nga Coman, i shërbyer nga Davies.
Vetëm pesë minuta më vonë, i njëjti autor realizoi të dytin personal, këtë herë me shërbimin e Cancelos, lojtar i sapoafruar te kampionët e Gjermanisë.
Bavarezët nuk do të ndaleshin dhe në minutën e 19-të erdhi edhe goli i tretë i realizuar nga Muller.
Në fundin e pjesës së parë Kaminski shkurtoi diferencën në 1-3, duke lënë një fije shpresë për të marrë rezultat pozitiv.
Top Channel